#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

“Cila ishte pika e dobët e policisë?”, Hodaj flet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec

Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga ka tronditur mbarë vendin edhe për të gjitha pikëpyetjet që lindën pas kësaj ngjarje të rëndë. Kjo çështje po trajtohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku i ftuar është Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj, i cili ka folur në detaje në lidhje me vrasjen e Progës.


Ervin Hodaj: Është hetuar dhe është marrë me seriozitet jo vetëm nga Drejtoria Vendore e Korçës, por edhe kur kjo ngjarje u bë e ndjeshme për publikun, edhe nga strukturat e veta inspektuese dhe në të gjitha raportet që kanë nxjerrë, ka rezultuar se kanë qenë brenda të gjitha rregullave. Policia nuk e ka raportuar ngjarjen si aksidentale, nuk ka asnjë komunikim të Policisë së Shtetit.

Ka vetëm një njoftim të ditës së nesërme për vrasje me dashje. Nuk ka qenë me vonesë se ngjarja ka qenë në dinamikën e vet, ka ndodhur ditën e shtunë në orët e vona. Hetimet kanë vazhduar. Kur ka shkuar patrulla e parë e policisë, që duhet thënë se ka shkuar shumë shpejt për 3 minuta. Qyteti ditën e shtunë ka qenë me trafik dhe për shkak të turistëve. Pas 1 munute ka ardhur dhe ambulanca.

Blendi Fevziu: Cila ka qenë pika e dobët e policisë sipas jush?

Ervin Hodaj: Unë mendoj me të gjitha inspektimet që janë bërë, jo vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe nga AMP-ja, edhe nga Avokati i Popullit. Nuk ka asnjë hije dyshime apo njollë të errët në lidhje me veprimet policore.

“Bashkëautorët lëvizin nën hundën e policisë”, motra e Egli Progës përballet me drejtorin e Krimeve të Rënda

E ftuar sonte në “Opinion” ishte Jonida Proga, motra e 42 vjeçarit i cili u rrah për vdekje më 10 Gusht 2024 në Pogradec. Duke u bazuar te një video nga vendi i ngjarjes e cila sipas saj është filmuar pas sherrit, ajo ka kërkuar shpjegim sa i takon lëvizjeve të dy personave, të cilët i konsideron bashkëautorë në krim.


Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ervin Hodaj deklaroi në studio se një gjë e tillë nuk është e konfirmuar.

Jonida Proga: Pyetja e parë për pamjet filmike. Për vendin, njerëzit dhe makina e bardhë. Vendi i krimit është këtu brenda, makina e bardhë këtu është njëra e bashkëautorëve të krimit. Mbrapa janë ulur duke pirë kafe autorët e tjerë, këtu vjen e pi kafe policia. Është makina që në fund i përplaset koka, largohet makina, ky këtu…është Leonidha Guçe, që ka qenë brenda Arian Manellari, që është bashkëpunëtor. Lëviz mjetin në sytë e policisë dhe Leonidha rri ulur në sytë e policisë.

Ervin Hodaj: Nuk e di a është Leonidha apo jo…

Jonida ProgaE di unë…

Ervin Hodaj: Nuk e di a është para këqyrjes apo pas këqyrjes së vendit të ngjarjes…

Jonida ProgaPo flasim për emra konkretë. Ky është jashtë, nuk është i arrestuar. Arjan Manellari lëviz makinën, policia e ka çuar për moskallëzim krimi.

Ervin Hodaj: Sipas provave ai ka kryer atë vepër penale.

Jonida Proga: Si mund të lëvizë nga vendi kjo makinë ku ka piceta gjaku në sytë e policisë?! Arjan Manellari ikën dhe pasi ikën ai… Unë po flas me fakte. Personat nuk janë arrestuar, Leonidha Guçe po pi kafe nën hundën e policisë.

Kujtojmë se si autor i vrasjes është arrestuar Denis Meçi, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe 3 persona të tjerë për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Përkatësisht Voltan Shulku, Leonidha Guçe dhe Arian Manellari.

“U masakrua brenda lokalit nga disa autorë”, trondit motra e Progës: Njëri e nxorri jashtë të jepte shpirt

“Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë”, kështu është shprehur motra e Egli Progës, 42-vjeçarit që u vra në Pogradec në muajin Gusht.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Jonida Proga thotë se ka bindjen që pas vrasjes së vëllait të saj fshihet jo 1, por disa autorë, për të cilët shprehet se e kanë thirrur brenda lokalit Eglin, duke thënë se ky i fundit nuk ka hyrë rastësisht në lokal.


Blendi FevziuCili është versioni që i keni krijuar ngjarjes në bazë të dëshmive që keni marrë nga njerëzit e njohur, jo nga versioni që ka policia?

Jonida Proga: Egli është dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa veta, nga Leonidha, Arjan Manellari, kemi edhe shtupaxhiun, Voltan Shollakun që ka qëndruar duke pastruar. Prandaj që në fillim jam përmbajtur.

Blendi FevziuJu pretendoni se vëllanë tuaj e kanë thirrur dhe se ai nuk ka hyrë rastësisht në kafe?

Jonida Proga: E kanë thirrur, nuk ka hyrë rastësisht. Njerëzit i dinë të gjitha, por kanë qenë të pakët ata që kanë guxuar të thonë. Të gjithë kanë frikë nga një terror që është krijuar nga ideja e njerëzve të fortë në Pogradec, kur panë të përfshirë dhe policinë, çfarë do të mbajë të sigurtë se u krijua opinioni publik që policia ishte aty.

Blendi FevziuIdeja është që vëllai është thirrur në kafe nga personat?

Jonida Proga: Personi i fruta-perimeve që po them unë që kam dalë duke takuar njerëz, duk i pyetur që më kanë thënë që është kthyer tek lokali. Po jam e sigurtë që e kanë thirrur. Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt. Goditjet fatale janë dhënë brenda. Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të ja thonë një policie që është bërë palë.