Institucionet duan ndryshim të buxhetit

Të gjitha institucionet e drejtësisë janë shfaqur të pakënaqura me buxhetin për 2019-n. Nevojat e 9 institucioneve që ishin përpara Komisionit të Ligjeve për të diskutuar draftin e qeverisë ishin nga më të ndryshmet: nga shtimi i burimeve njerëzore, përfshirë shoferë e deri tek investimet në teknologji apo rikonstruktim godinash. E përbashkëta ishte kërkesa për më shumë para.

Por deputetët e mazhorancës në komision argumentuan se këtë vit buxheti për drejtësinë ishte rritur me afro 50 %.

Në buxhetin për drejtësinë është parashikuar dhe ngritja e SPAK-ut, Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që do të hetojë zyrtarët dhe ish-zyrtarët më të lartë në vend.

Tv Klan