Zbardhet udhëzimi i kryeprokurorit për rrethet

Me anë të një udhëzimi të shpërndarë në prokuroritë e rretheve, kryeprokurori Olsian Çela, i sugjeron prokurorëve që të jenë më të butë me të miturit në konflikt me ligjin. Në udhëzim thuhet se në masat e dënimit apo të sigurisë, të vlerësohen një sërë rrethanash sociale, ekonomike dhe të rrezikshmërisë, para kërkesave në ekstremitetin e tyre.

Sipas Çelës prokurori duhet të mbështesë parimisht dënimet alternative për t’i dhënë shansin një të mituri për rehabilitim dhe riintegrim në shoqëri, thuhet në udhëzim. Por udhëzimet e shpërndara disa ditë më parë, në fakt duket se janë ndjekur më herët nga prokurorët të cilët kanë hetuar të mitur për akuzat të ndryshme.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2020, rezulton se nga 525 të mitur nën hetim, për 213 prej tyre është marrë masë alterative për ta shmangur nga dënimi penal.

Vitet e fundit është vërejtur një numër i lartë i të miturve që përfshihen në vepra penale, kryesisht te vjedhjes apo drogës. Përgjatë vitit 2020 kanë qenë të regjistruar si persona në hetim 525 të mitur në 478 procedime penale të ndryshme.  

Tv Klan