Porto Palermo Festival rivjen edhe këtë vit për të katërtin vit radhazi nën organizimin dhe idenë e artistit të mirënjohur Olen Cesari në kalanë e Porto Palermo, në Himarë.

Që prej 1 gushtit, muzika e mirë jehon në muret e godinës së lashtë, ndërsa mbrëmja e shtunë solli nga Prishtina, artistin e mirënjohur Dren Abazin.

I ashtuquajturi “Mbreti i natës”, me zërin dhe perfomancat e tij të veçanta Dren Abazi u rikthye për të tretin vit në këtë festival.

I mirëpritur ishte artisti shqiptar nga Kosova, këngët e të cilit janë të njohura për artdashësit, ndërsa shitja e shpejtë e biletave, do të rikthejë atë sërish sonte me bandën e tij në Porto Palermo.

DrenAbazi The Brand, si një nga projektet më të vyera dhe të dashura për artistin, ishte gjithashtu i pranishëm në kalanë e Porto Palermo, me një Pop Up Store për të gjithë ata që kishin dëshirë të shikonin dizenjot nga afër.

Dren Abazi Brand, krijuar nga këngëtari Dren Abazi dhe frymëzuar nga performanca dhe personaliteti i artistit, sjell një stil ekstravagant dhe të shumëanshëm që kombinon elegancën dhe funksionalitetin. Të gjitha pjesët janë 100% të prodhuara në Evropë.

Tv Klan