Tingujt e muzikës nuk do të mungojnë as këtë verë në kalanë e Porto Palermos.

Artisti i mirënjohur Olen Çesari risjell për të katërtin vit radhazi “Porto Palermo Festival” në Himarë.

Eventi artistik do të mbahet për 12 netë nga 1 deri me 18 Gusht.

“Jam shumë i lumtur sepse duke qene edhe si pronar i shtëpisë në këtë festival unë egzekutoj me të gjithë të ftuarit në një farë mënyre.”

Ky event sjell ndër artistët më të mirë shqiptarë si Inva Mula, Eda Zari, Elina Duni, Marsela Cibukaj, Dren Abazi, Gaz Paja etj.

“Me data 4 kemi një nga perlat unike, një trio që përbehet nga diva Inva Mula, pianisi gjenial Genc Tukiçi dhe Oleni juaj. Këtë trio ne e kemi ekspozuar nëpër botë, akoma nuke kemi bërë këtë gjë në Shqipëri, kjo është hera e parë dhe jam super i lumtur…”,shprehet vilolinisti Olen Çesari.

Përgjatë ditëve të festivalit nuk do të mungojnë as performancat dhe tingujt e artistëve të huaj.

Tv Klan