Droni i NASA-s dërgon videon më të gjatë të filmuar deri më sot nga planeti Mars. Teksa është duke mbyllur fluturimin e 29-të në Mars. Ndërsa video e dërguar në Tokë është fluturimi i 25 që është verifikuar në 8 Prill, duke shënuar edhe rekordin e dronit-helikopter.

Janë 704 metra në gjatësi dhe shpejtësi 5.5 metra në sekondë dhe në video dallohet edhe hija e projektuar nga droni. Video e plotë zgjat 161 sekonda, por NASA ka rritur 5 herë shpejtësinë duke e reduktuar kështu në 35 sekonda.

Kohët e fundit përgjegjësit e misionit humbën kontaktet me dronin, për shkak të nivelit të ulët të baterive, por tashmë është rikthyer në funksion dhe të transmetojë, pas rikarikimit nëpërmjet panelit diellor, dhe tashmë po përgatitet për një tjetër fluturim me sipërfaqen e Marsit.

Klan News