Manchester United ka arritur marrëveshjen për të transferuar dy mbrojtës nga gjermanët e Bayern Munich.

Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui. Palët kanë mbyllur akordin dhe në orët e ardhshme pritet njoftimi zyrtar.

De Ligt ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Erik Ten Hag, që në të kaluarën e ka stërvitur edhe tek Ajax-i. Mbrojtësi holandez, do i kushtojë arkave të klubit anglez plot 50 milionë euro.

Sa i përket Mazraoui, për mbrojtësin e djathtë United do të paguajë 20 milionë euro, së bashku me bonuset.

Dy lojtarët pritet të udhëtojnë drejt Anglisë, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur kontratat.

Manchester United ka qenë një nga klubet më aktive në këtë merkato vere, pasi më herët ka afruar edhe lojtarë të tjerë si Zirkzee dhe Yoro. /tvklan.al