Kanë kaluar dy ditë kur Puerto Riko u godit nga disa tërmete të forta që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Edhe pas 48 orësh, një pjesë e konsiderueshme e vendit është pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm.

Një person humbi jetën dhe 300 shtëpi u shkatërruan si pasojë e lëkundjeve sizmike.

Tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 6 ishin më të fortët që goditën ishullin pas 102 vitesh.

Mijëra njerëz kanë fjetur jashtë ose në makinat e tyre nga frika e një tërmeti tjetër që mund të shkatërronte tërësisht shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Jugu i ishullit është zona e goditur më rëndë, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. /tvklan.al