Dusan Vlahovic duket se ka gjetur formën më të mirë dhe është rikthyer të jetë vendimtar për Juventusin me golat e tij.

Duke parë formën e lojtarit, por edhe faktin se kontrata i përfundon në vitin 2026, drejtuesit bardhezi, kanë vendosur t’i ofrojnë rinovimin sulmuesit.

Raportimet nga Italia, bëjnë me dije se serbi ka refuzuar rinovimin, pasi nuk ishte i kënaqur me pagën e ofruar nga “Zonja e Vjetër”.

Futbollisti 24-vjeçar, kërkon të paktën 10 milionë euro në sezon, për të rinovuar. Ndërkohë Juventusi i ka ofruar zgjatjen e bashkëpunimit, duke i rritur pagën nga 5 milionë euro që merr aktualisht, në 7 milionë euro, ofertë që nuk është pranuar nga sulmuesi.

Arsenali ndjek bisedimet me interes, pasi kërkon ta afrojë Vlahovic në merkaton e verës dhe shpreson që të mos ketë akord për rinovim, çka do e lehtësonte më shumë transferimin. /tvklan.al