Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme ishte i ftuar ish kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Gjatë muajit maj dhe qershor, ai ishte i përfshirë në garën presidenciale, por nuk arriti të ulej në karrigen e Presidentit të Republikës.

Zoti Nano ka paralajmëruar edhe një rikthim në politik, por që e ka lënë disi evaziv. I pyetur nga drejtusi i emisionit, Blendi Fevziu për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, Nano fillimisht u shpreh: Shfaqja e fundit e paaftësisë së Edi Ramës, kryetarit të sotëm të Partisë Socialiste, për të përballuar sfida politike dhe institucionale në dinjitetin e kryetarit të opozitës është vetëm shfaqja e fundit e lëngatës së Partisë Socialiste, si forca më e madhe e opozitës, Partia Socialiste për shkak të Edi Ramës ka kohë që lëngon dhe sëmundja është organike, kapilare sepse masa dërmuese e socialistëve, në mbarë Shqipërinë ndihet e papërfaqësuar./tvklan.al