#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#edielashqiptare #arditgjebrea #program #franko #nene #sanja#valbona#ditelindje#balet#viene#france #surprize

Një dashuri e pashprehur, Franko ndan pengun: Kam qenë i akullt me mamanë time

Franko dhe Sanja janë vëlla e motër që në “Ka Një Mesazh Për Ty” i ka sjellë një arsye shumë e fortë: mamaja. Për të dy ata, ajo është njeriu i tyre më i shtrenjtë, por kanë secili ‘pengjet’ e veta kundrejt saj.

I pari që nis të tregojë anën e tij të historisë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është Franko. Ai është një personazh i njohur si publikun pasi ka qenë pjesë e disa trupave baleti. Baleti ka qenë ëndrra më e madhe e Frankos që e ka filluar në moshë të vogël dhe vendosi ta ndiqte duke shkuar deri në Francë. Ai kujton momentin e vështirë të ndarjes në aeroport nga nëna e tij.

Franko: Ai moment ishte jashtëzakonisht i vështirë, por tashmë rruga ishte ndërmarrë dhe unë duhet ta gjeja forcën që të përballesha me sfidën dhe me të gjithë karrierën time që do të vazhdonte në atë shtet që unë po shkoja.

Ardit Gjebrea: Si shkoi në Francë?

Franko: Në Francë përfundova 2 vitet që kisha studimet në Rosella Hightoëer në Kanë të Francës. Mora diplomën dhe të gjithë njerëzit më thoshin provo, provo të qëndrosh andej. Të them të drejtën, jam pak tip i sinqertë dhe e tregoj, kam guxim ta tregoj të vërtetën time. Provova në 3 audicione, sigurisht kërkesat janë shumë të larta, bëhej fjalë  për 200-300 djem që provoheshin nëpër audicione dhe në në fund fare përzgjidheshin vetëm 4-5 djemtë që do të vazhdonin në një kompani të caktuar. Në këto 3 audicione unë nuk pata fatin të përzgjidhesha, nuk u bëra pishman për veten time dhe nuk u stopova, por në veten time dhe thellë, në  brendësi të qenies time, më shtynte gjithmonë dëshira të kthehesha në vendin tim.

E njëjta histori u përsërit edhe me Sanjën. Ajo është po aq e lidhur me nënën, por studimet e kanë  dërguar deri në Vjenë  ku asgjë nuk ka qenë e lehtë. Por pavarësisht kësaj ngjashmërie, Sanja dhe Franko nuk e shprehin njësoj dashurinë ndaj nënës së tyre, Valbonës.

Sanja: Kur ika jashtë, java e parë ka qenë e tmerrshme sepse mami ka qenë ajo që gjithë  kohësmerrej me punët e shtëpisë për ne, na ndihmonte për gjërat, kuzhina…

Ardit Gjebrea: I gjeje gati me një fjalë.

Sanja: Me pak fjalë po. Kur shkova atje, u hasa me një realitet tjetër, totalisht, që nuk i kisha më prindërit aty dhe duhet t’i bëja vetë, kështu që fillova dhe më rikujtoheshin në çdo moment fjalt e mamit që  thoshte shiko se ti do të ikësh, duhet të mësosh, më jepte ato kritikat për të mirën time, por kur isha në Shqipëri nuk e kuptoja realisht, por di të them që pas javës së parë, çdo fjalë që ajo më ka thënë, çdo këshillë, prandaj dua t’i jap edhe këtë mesazh, dua t’i kërkoj falje pse nuk kam qenë pak më e vëmendshme te gjërat që ajo donte për mua. Kjo ishte edhe arsyeja  pse ne kishim dëshirë që t’i bënim një surprizë kaq të bukur këtu në Televizionin Klan.

Ardit Gjebrea: Si e keni  ju marrëdhënien e të shprehurit të dashurisë ndaj mamit?

Sanja: Tani unë jam ai personi i dashur i familjes, jam shumë ekspresive, e përqafoj para se të fle gjumë të dy, edhe mamin, edhe babin. Si e vogël që kam qenë, i puth dhe fle dhe vazhdon akoma kjo rutina ime. Për Frankon, besoj se ai mund të flasë vetë më mirë se është pak më i ftohtë mendoj.

Franko: Pikërisht. Një pikënisje kryesore që unë doja t’i jepja sot një premtim mamasë time është sepse unë jam e kundërta e motrës time. Duke u rritur me një disiplinë të hekurt për baletin, kam qenë më i akullt me mamanë time.

Ardit Gjebrea: Është ankuar ndonjëherë apo jo?

Franko: Është ankuar shpesh, i jap të drejtë plotësisht sepse përqafimet e mia të shpeshta i mungojnë. Unë përbrenda, unë e di vetë se çfarë ndiej dhe çfarë dashurie kam për të.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e bën?

Franko: Nuk e kuptoj akoma edhe vetë arsyen se përse nuk e jap plotëissht veten në çdo moment që ajo përqafon, në çdo moment që ajo puth dhe e ndiej si një barrë dhe një peng që unë do t’i jap një premtim sot që unë do të mundohem me doemos të ndryshoj dhe t’i jap atë afrimitetin që ajo kërkon gjatë gjithë kohës, përqafimet dhe puthjet që ajo vërtet i meriton.

Përvjetori plot dashuri i Valbonës: 50 vite duken shumë bukur te ti

Pas shumë dilemave, Valbona ka pranuar të jetë pjesë e “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo shprehet se sigurisht dyshimi i parë se kush mund të fshihet pas ftesës për në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është vajza, Sanja por ajo e ka bindur se është në Vjenë.

Kur ekrani përpara saj hapet, Valbona sheh dy fëmijët, Frankon dhe Sanjën që janë dedikuar për t’ia bërë këtë 50-vjetor të magjishëm.

Valbona: Këta janë pasuria ime. Unë për këta marr frymë dhe gjithë jetën ia kam kushtuar familjes, për një familje të shëndetshme. Nuk i dua Zotit asgjë, vetëm shëndetin e tyre.

Ardit Gjebrea: Sa bukur është t’i shohësh të dy!

Valbona: Shumë bukur. Jam nëna më e lumtur në botë. Jam e lidhur edhe me Frankon shumë, edhe me gocën, por nuk e di, Frankon e kam lënë pak të lirë se është lidhur me të fejuarën e vet dhe e kam shkarkuar një pjesë të asaj që duhet të bëj.

Ardit Gjebrea: Ka një mesazh, ta dëgjojmë?

Valbona: Po.

Ardit Gjebrea: Urdhëroni!

Franko: Në radhë të parë të kërkojmë ndjesë që unë tjetërsoja çdo gjë për të qenë vërtet një surprizë për ty sot, për ato gënjeshtrat, në thonjëza, të bukura për ditën e sotme. Për një ditë të veçantë për ty dhe për një ditëlindje të veçantë  për ty, 50-vjetorin, por zakonisht ditëlindjet janë edhe vetjake, edhe personale, edhe kënaqësi familjare dhe mbi të gjitha përveç rastit tënd të ditëlindjes që të gjitha vitet te ty duken shumë bukur, do të doja të të shprehja një mirënjohje nga zemra për të gjithë përkushtimin tënd që ke bërë për ne ndër vite. Ty ndoshta mund të të duket shumë çudi sot që unë po e shpreh kaq pastër dhe sinqerisht te ti këtë gjë, duke marrë parasysh edhe akulltësinë që unë kam te vetja ime, por jam mirënjohës dhe faleminderit nga zemra që ti je aty për çdo gjë dhe për çdo hap që ne hedhim në jetë.

Valbona: Shpirt! të lumtë goja zemra e nënës, mbrapa më ke!

Franko: Të të bekojë Zoti me shëndet dhe qofsh sa më gjatë në familjen tonë!

Valbona: Faleminderit shpirt!

Ardit Gjebrea: Sanja!

Sanja: Më e bukura në botë, ti sot bën 50 vjeç por për ne je 20, në lule të rinisë. Franko i përmblodhi të gjitha gjërat, por gjëja  tjetër që dua të të them është që të kërkoj  falje nëse ndonjëherë të  kam mërzitur për ndonjë gjë dhe nuk ta kam dëgjuar fjalën ashtu siç ti më ke këshilluar gjithmonë. Dua të të them që të dua shumë, je gjëja  më e shtrenjtë që unë kam dhe je shoqja ime më e ngushtë.

Vajza përlot nënën me lajmin, Gjebrea s’duron: Nuk e mbaj dot më shumë…

Pas fjalëve të bukura të dashurisë që mori nga fëmijët e saj, Sanja dhe Franko në “Ka Një Mesazh Për  Ty”, pati edhe diçka tjetër për Valbonën. Sanja jeton prej disa kohësh në Vjenë për të ndjekur studimet dhe ka zgjedhur ditëlindjen e 50-të të nënës për t’i dhënë një ‘lajm’.

Ajo i thotë se duhet të shkojë në SHBA për punë, çka e trishton Valbonën. Përpara se kjo e fundit të shpërthejë në lot, ndërhyn moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea që zbulon gjithçka.

Sanja: Pretendohet që unë ta përfundoj shkollën në shtator, por unë kam edhe një lajm tjetër për t’i thënë mamit.

Ardit Gjebrea: Që?

Sanja: Tani unë nuk ia kam thënë se doja t’jua tregoja fizikisht edhe ty, edhe babit dhe Frankos por mua më ka dalë një opsion shumë i mirë pune në Amerikë dhe…

Valbona: Të faltë i madhi Zot!

Sanja: Unë e di që largësia është shumë problem dhe do të jetë fakti që Amerika është shumë larg, avioni, orët e largëta e çdo gjë tjetër, por thjesht kisha dëshirë ta ndaja me ty këtë…

Ardit Gjebrea: Po si i bëhet?

Valbona: E vështirë është.

Sanja: Po mirë, pse mërzitesh tani? Kjo është për të mirën time.

Valbona: Unë e kisha edhe Frankon në Amerikë…i thashë burrit që nuk ndodh, dy fëmijët i dua këtu në shtëpinë time…. (mbytet nga lotët).

Ardit Gjebrea: Prit! Sot ke ditëlindjen, ishte një gënjeshtër, nuk e mbaj dot më shumë! Ishte një gënjeshtër! Më fal! Ishte një shaka që donim të ta bënim se e dimë sesa të shtrenjtë e ke.

Festa e ditëlindjes nuk quhet e tillë pa një tortë. Sanja dhe Franko shkojnë drejt nënës së tyre për të festuar së bashku duke i kënduar edhe këngën përpara se Valbona të shprehë qirinjtë. Në përfundim, Franko ka edhe një mesazh për një tjetër pjesëtar të familjes.

Do  të doja të bëja një përshëndetje edhe për shtyllën e familjes tonë, babain tonë që është shembulli  më i mirë dhe që unë mundohem t’i ngjaj sadopak. Faleminderit nga zemra edhe atij!”, u shpreh Franko.