#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#Sanije #syle #edielashqiptare #dashuri # tvklan #arditgjebrea #amerike #kosove #30 vjetor

I vunë djalit emrin e Ardit Gjebreas, historia e tij ‘përndjek’ çiftin

30 vitet e martesës së Sanies dhe Sylës kanë qenë një përrallë e vërtetë. Sania kujtoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” njohjen e tyre në shtëpinë e saj në Gjakovë e më pas pritjen që të tejkalonin disa peripeci të vogla për të filluar jetën bashkë.

Historinë e dashurisë së tyre ajo e përshkruan si një adoleshencë, një muaj mjalti dhe nuk i ka ndier vitet aspak. Pas disa vitesh, në jetën e tyre erdhi bekimi i parë në jetën e tyre dhe këtu nisin disa ngjashmëri me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Sanie: Erdhi në jetë në 1995 dhe të them të drejtën u gëzuam shumë, por emrin ia vumë Ardit sepse ishte Ardit Gjebrea në atë kohë.

Ardit Gjebrea: I ka ecur mbarë Arditit me këtë emër?

Sanie: Po.

Ardit Gjebrea: Jam i lumtur.

Sanie: Faleminderit! Lindi djali, Syla u largua në Zvicër, pas vitit u largova edhe unë te Syla, u bashkua familja prapë në Zvicër. Jetuam atje për ca vite, lindëm edhe Albanin dhe vendosëm të shkonim në Amerikën.

Ardit Gjebrea: Dhe nga 2001 deri sot jetoni në Amerikë. Në cilin qytet?

Sanie: Jetojmë në Nju-Jork. Pastaj Syla vendosi, tha “ti do të vazhdosh shkollën”.

Ardit Gjebrea: Atë shkollën e munguar.

Sanie: Atë shkollën që e kisha të munguar në vitet e tjera dhe u plotësua ëndrra ime që e kisha të munguar shumë. Ikën vitet, djemtë u rritën dhe thamë pse jo ta kemi edhe një vajzë. Pas 18 viteve nga djali i vogël, erdhi në jetë Arta.

Ardit Gjebrea: Fiks si Joni im me Anën!

Sanie: Ashtu na kanë thënë shumë njerëz.

Ardit Gjebrea: Kjo historia e Arditit ju ndoqi!

Sanie: Kur u thashë fëmijëve se unë me babin kemi menduar ta kemi një vajzë, djali i madh, Arditi, tha “unë gjithmonë e kam pas ëndërr që motra të më sjellë lulet kur unë të martohem në dasmën time”.

Ardit Gjebrea: Sa bukur!

Sanie: Dhe ashtu ndodhi!

Ardit Gjebrea: Edhe unë po pres Anën që të ndajë petalet e Jonit por aha! S’po dalin akoma lulet!

Përralla 30-vjeçare e dashurisë, Sania surprizon bashkëshortin për përvjetor

“Ma di zemra!” Kështu u shpreh Syla pa asnjë hezitim se kush gjendej në anën tjetër të ekranit të studios së “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. E në të vërtetë kishte të drejtë sepse është pikërisht bashkëshortja e tij, Sania që ka organizuar surprizën. Viti 2023 do të shënonte 30-vjetorin e martesës së tyre të lumtur, të bekuar nga 3 fëmijë e një dashuri e madhe. Fatkeqësisht, humbja e motrës e bëri Sanien të merrte vendimin që mos ta festonte dot me një dasmë të dytë. Ndaj, ajo vendosi t’i shprehte mirënjohjen bashkëshortit të saj për dashurinë, mbështetjen, mirëkuptimin e këtyre viteve por edhe një premtim

Sanie: Zemër!

Syl: Hajde zemër!

Sanie: Më së pari, më fal që ndodhi kështu por rruga më e bukur për ta bërë surprizën më të bukur që ekziston nuk dita përveçse tek Arditi, në këtë studio kaq të bukur.

Syl: Faleminderit!

Sanie: Ti e di që gjithmonë i ndjek emisionet e Arditit…

Syl: E di!

Sanie: Edhe kështu thashë ta shpreh këtë dashurinë që kam për ty.

Syl: Faleminderit, gjithashtu!

Sanie: Në këto 30 vite kemi pasur jetë shumë të bukur bashkë.

Syl: Ishin si 3 vite Ardit, jo 30! Aq shpejt kanë kaluar.

Sanie: Ti ma dhe lumturinë, mund të them edhe mençurinë, më dhe shkollimin, ti më bëre të ndihem vetvetja, ashtu siç duhet të ndihet çdo femër që ekziston. Dua të të falenderoj për gjithçka, edhe për ato lulet e dhuratat që gjithmonë m’i sjell te puna, që thonë gjithnjë punëtoret “a ke ndonjë djalë shqiptar atje edhe për ne?”

Ardit Gjebrea: Pse nuk u çojnë lule shoqeve të punës?

Sanie: Nuk u vijnë te puna lulet. Ky gjthnjë surprizat i ka pa ndalur kurrë.

Ardit Gjebrea: Ndaj vendose t’i bësh këtë surprizë sot.

Sanie: Edhe vendosa t’i bëj këtë surprizë, edhe një gjë, në emër s’më thërret kurrë, këtu më vjen çudi se tha “Sania”, ky veç “zemër” më thotë.

Ardit Gjebrea: Po gocës së vogël i thua ndonjëherë zemër?

Syl: Po, po. Tani kam dy zemra. Ndonjëherë kur thërras “zemër”, të dyja kokën këtej.

Sanie: Të bëj një premtim, edhe pse nuk e bëmë dasmën ti e di që unë jam akoma e mërzitur për motrën dhe është e vështirë ta largoj dhe e di që shumë herë ti mërzitesh, thua “nuk je ajo që ishe”,  por dije se unë e  kam qëllimin.

Ardit Gjebrea: Do e bëni festën e madhe?

Sanie: Do e bëjmë festën e madhe dhe do të jetojmë gjithnjë të lumtur siç kemi qenë deri tani.

/tvklan.al