E Diela Shqiptare – Quiz me 5 yje – Ornela Zholaj fiton 1240 euro

Destinacioni i fundit i formatit #Quizme5Yje është Turqia, pikërisht në Sherwood Exclusive Kemer me Global Travel. Mrekullitë e resortit, shija e kuzhinës turke, pyetje dhe informacione interesante, si dhe një super konkurrente si Ornela Zholaj do të na shoqërojnë në këtë eksperiencë dijesh dhe shijesh. 1240 euro për konkurrenten Ornela Zholaj, e zonja e shtëpisë së Global Travel, e cila shumën e fituar do ta dhurojë për bamirësi. Me Sherwood Exclusive Kemer mbyllet ky sezon i #Quizme5Yje

Shihemi në gjyq – Adelina: Kunati vodhi shtepine e djalit te vdekur

Vazhdojnë seancat e ndërmjetësimit për Nazmiun që nga java e kaluar. Këtë herë e ka sjellë ish bashkëshortja e tij Adelina. Megjithse kanë 10 vite ligjërisht të ndarë, ata kanë jetuar së bashku por këtë herë gruaja ka vendosur që të mos bashkohet më me të pa e zgjidhur problemin e shtëpisë. Mbi të gjitha që ajo shtëpi do i dhurohej djalit të ndjerë… Banesën i’a mori vëllai Kujtimi pas një prokure që Nazmiu mendoi se e firmosi që të merrte një kredi prej 10 milionë lekësh të vjetra si garanci për të dalë nga burgu. Rezultoi se ai dokument ishte akt dhurimi i shtëpisë e cila i takon të dy bashkëshortëve Adelina e Nazmi. Cilat janë argumentat që do të japë Adelina? A kanë bërë shkelje noterët? Po Kujtimi a do ketë një përgjigje konkrete këtë herë?