E Djathta e Bashkuar ka paraqitur kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës. Dashamir Shehi është i zgjedhuri i së djathtës reale shqiptare, por që gëzon mbështetjen e banorëve të Tiranës, intelektualëve, ish ministrave të Partisë Demokratike, reformatorëve dhe kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka.

Në emër të kandidatëve të njësive bashkiake të Tiranës Arben Fagu ka ftuar të pranishmit të mbështesin alternativën e kandidatit Shehi. Përparaa zgjedhësve kryeqytetas, Dashamir Shehi ka paraqitur programin e tij duke ofruar rrugëdalje dhe përkushtimin në përvojën administrative për t’a çuar Tiranës drejt rrugës së një metropoli europian./tvklan.al