Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Demokratike ka reaguar me indiferentizëm ndaj tërheqjes së grupimit E Djathta e Bashkuar nga koalicioni për kandidatin opozitar në Bashkinë e Vlorës. Sipas zëdhënësit të selisë blu Edi Paloka, ky është vetëm vendim individual i drejtuesit të këtij grupimi. Përkrahësit vlonjat të së djathtës së bashkuar tha ai, janë me ne.

Edi Paloka, zëdhënës i PD:- “Praktikisht në bazë, ky koalicion vazhdon të veprojë, pavarësisht se kryetari i kësaj partie, deklaroi ato që deklaroi dje. Megjithatë me Shpëtim Rroqin, apo pa Rroqin, ne jemi të bindur se gjithë partitë e tjera që vazhdojnë të jenë në koalicion përfshi edhe Partinë Republikane, jemi të bindur për fitoren tonë në Vlorë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego