Rekord kërkesash për të blerë armë, gjatë të premtes së zezë në Shtetet e Bashkuara. Byroja Federale Hetimore FBI regjistroi mbi 203 mijë kërkesa në një ditë të vetme për leje për tu pajisur me armë. Autoritetet thonë se kjo shifër përbën një rekord historik për numrin e kërkesave të mbërritura në një ditë të vetme.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur të premten e zezë të një viti më parën me mbi 185 mijë e 700 kërkesa.

Numri i lartë i kërkesave për leje nuk është i njëjtë me atë të blerjeve. Por megjithatë sipas mediave amerikane, dyndja në dyqanet e armëve ka qenë e lartë, e nxitur edhe nga uljet që bënë tregtarët. Megjithatë kërkesa për armë në Shtetet e Bashkuara ka rënë që pas zgjedhjes president të Donald Trumpit.

Më e lartë ka qenë kërkesa gjatë presidencës së Obamës, periudhë gjatë të cilës u shtuan së tepërmi kushtet për tu pajisur me armë, si rrjedhojë e disa masakrave me armë vitet e fundit, që u kanë marrë jetën dhjetëra njerëzve.

Tv Klan