eddie_murphy

Eddie Murphy do të bëhet baba, për të nëntën herë radhazi.

Aktori 54 – vjeçar dhe dashura e tij Paige Butcher, 36 – vjeç, janë bashkë prej katër vitesh dhe ky është fëmija i parë për çiftin.

Burime pranë tyre i thanë portalit amerikan “JustJared” se, Murphy dhe Butcher, ndihen shumë të lumtur nga ky lajm.

Ky është fëmija i nëntë për aktorin Eddie Murphy. Ai ka pesë fëmijë me ish -bashkëshorten, Nicole Mitchell, një me ish – të dashurën, Paulette McNeely, një me ish – të dashurën tjetër, Tamara Hood dhe një vajzë me ish – pjesëtaren e grupit “Spice Girls”, Mel B. /tvklan.al