Edhe për të paktën 10 ditë do të duhet të mbani me vete çadrën, pasi sinoptikanët  parashikojnë reshje shiu të dendura. Por më pas, 5 ditët e fundit të Majit do të sjellin temperaturat ekstreme.

Maji ka shënuar reshje shiu më shumë se sa normalja dhe po ashtu temperaturat sipas sinoptikanëve kanë qenë nën normë.  I nxehtë pritet të jetë Qershori, megjithëse gjatë tij, pritet të përjetojmë edhe disa ditë vjeshte.

Deri më tani të gjithë muajt e 2016 kanë qenë ndryshe nga sa jemi mësuar, mjaft të kujtojmë Shkurtin, muaj në të cilin përjetuam verën e parakohëshme.

Tv Klan