Një tjetër telefonuese në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan i qëndron mendimit se kafshët mund të përkëdhelen njësoj si fëmijët. Drita, e cila telefonon nga Italia, shpjegon se ka rritur një qen për 21 vjet dhe nuk e krahasonte me asgjë dashurinë pë të. Humbja e tij tre vjet më parë i shkaktoi një dobësi shumë të madhe psikologjike, ndërsa tani ka marrë një qen tjetër.

Drita: Unë dëgjova fjalët e zonjës nga Amerika, unë kam 20 vjet që jetoj në Itali dhe unë në fillim i kam pasur frikë, jo se s’ i kam dashur.

Aldo: Jo frikë, siklet.

Drita: Jo siklet, po frikë se mos më kafshonin. Familja ime është në Librazhd dhe kur kam shkuar njëherë tek spitali ishin ca qen dhe deshi të më kafshonte dhe nga ai moment i kam frikë. Kur ika në Itali mora një qen të vogël dhe e rrita 21 vjeç dhe e kam dashur më shumë se jeta ime. Thoja dhe sikur të më japin miliarda unë nuk jetoj dot pa të, do jetoj në rrugë vetëm pa të, nuk jetoj dot dhe kam vuajtur në momentin që ka vdekur se jetoi 21 vjeç, vdiq para 3 vjetësh.

Unë jam bërë shumë keq, kam marrë një qen tjetër tani dhe prapë i thërras “hajde tek mami’, se ata të japin dashuri. Unë jam shumë e lumtur me burrin tim, me familjen time, po prapë kam një dashuri shumë të veçantë se kur vjen të hap derën të hidhet të…nuk di si ta shpjegoj dashurinë që të japin ata dhe dashurinë që i kam dhënë unë atij. Para tre vjetësh që më ngordhi kam qenë shumë, shumë keq, jam ndjerë shumë keq saqë arrita përfundova tek një psikologe për këtë problem, prandaj kush flet keq për kafshët t’i japin dashuri kanë dhe ata shpirt siç kemi ne, ju mungon vetëm goja për mendimin tim pastaj çdo njeri ka mendimin e vet./tvklan.al