Margot Robbie po shijon pushimet në Sardenjë të Italisë, pak kohë para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Në fotot e shkrepura nga paparacët, bie në sy stili i saj i thjeshtë e tepër komod në veshje. Kjo ndryshe nga ç’kemi parë zakonisht te yjet e famshëm kur janë në pritje të ëmbël.

Aktorja u fotografua duke drekuar me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley dhe miqtë e saj.

Robbie e ka kaluar pjesën më të madhe të shtatzënisë jashtë vëmendjes mediatike. Megjithatë dëshirën e saj për të krijuar familje dhe për t’u bërë nënë nuk e ka fshehur asnjëherë gjatë intervistave. Madje shpesh ka theksuar se do i përkushtohet totalisht, duke e vënë mëmësinë në krye të prioriteteve të saj.

/tvklan.al