SPAK nuk do të bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Për Klan News, SPAK deklaroi se “në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse”.

Por prokuroria u shpreh e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision.

Të mërkurën ishte Gjykata Kushtetuese që refuzoi të ishte pjesë e Komisionit Antikorrupsion.

Klan News