Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 2 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Tetor 2024

Kaosi në kuvend, ndëshkohen 24 deputetë të opozitës. Pezullime nga 10 deri në 60 ditë

Sekretariati i Etikës vendos të ndëshkojë 24 deputetët e opozitës që dogjën karriget dhe shkaktuan kaos në sallën e Kuvendit. Pezullim me 60 ditë për Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin, 10 ditë për Edi Palokën dhe 40 ditë për të tjerët.  

PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të kushtetueses

Grupi Parlamentar Demokrat kallëzon në SPAK, 73 deputetë të mazhorancës duke i akuzuar se kanë kryer vepër penale me pengimin e zbatimit të vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçkën. Ministri Manja apelon të pritet Komisioni i Venecias.

Ilir Proda, zyrtarisht drejtor i policisë së shtetit. Hoxha: Nis gara për drejtorët e qarqeve

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme emrin e Ilir Prodës si drejtor të përgjithshëm të policisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha njoftoi hapjen e garës edhe për drejtuesit e policisë në të gjitha qarqet e vendit.

4 gra dhe vajza dhunohen çdo ditë në familje. Sociologët: Duhet studim kombëtar

Çdo ditë, 4 gra dhe vajza bien pre e dhunës në familje. Sipas policisë, nga janari në qershor numërohen 686 gra të lënduara ndërsa më shumë se 1 mijë kanë marrë urdhër-mbrojtje. Sociologët kërkojnë një studim kombëtar për fenomenin.

Vritet 8 ushtarë Izraelite nga Hezbollahu. Biden: Izraeli të mos sulmojë reaktoret bërthamore të Iranit

Luftime të ashpra  u zhvilluan në jug të Libanit ku 8 ushtare izraelite u vranë nga Hezbollahu. Kryeministri izraelit tha se po luftojnë me boshtin e se keqes, Iranin qe do te marre pergjigjen e merituar. Por presidenti amerikan Bajden kërkoi qe te mos sulmohen reaktoret berthamore.

/tvklan.al