Komisioni Evropian ka vendosur që të dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi ligji i saj kombëtar për mbrojtjen e sovranitetit shkel ligjin e BE-së.

Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj. Sipas KE-së, shkelen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të BE-së dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave brenda unionit.

Hungaria është njoftuar në shkurt të këtij viti për shqetësimet rreth ligjit, por kjo e fundit pretendon se nuk e cënohet asgjë dhe deklatatat janë të pabaza.

Ligji parashikon ngritjen e një zyre për të luftuar ndikimet negative nga jashtë në Hungari e cila mund të hetojë çdo aktivitet që financohet nga shtete të huaja, që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve apo vullnetin e votuesve.

Me pas hetimet do të bëhen publike dhe kanë si synim demaskimin e këtyre organizatave, mbylljen e tyre dhe ndjekjen penale të drejtuesve. Ky ligj është në fuqi edhe në Rusinë e Vladimir Putinit dhe në vende si Bjellorusia e Gjeorgjia. Orban njihet si ndër të paktët miq të mbetur të Vladimir Putinit mes liderëve të BE-së.

Klan News