Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e kreut të Policisë së Shtetit. Ai u prezantua nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha përpara drejtuesve të tjerë të policisë së shtetit. Para trupës policore Proda u betua për të çuar përpara misionin e policisë së shtetit.

Gjatë fjalës së tij Proda tha se do nisë menjëherë punën për formatimin e policisë së shtetit, për ti hapur rrugë gjeneratës së re.

Ministri i brendshëm Ervin Hoxha deklaroi se pret rezultate më të larta nga Policia e Shtetit duke rritur cilësinë e shërbimit në të gjitha departamentet dhe sektorët.

Ilir proda u zgjodh në krye të policisë së shtetit pas një gare që u aplikua për herë të parë për emërimin e kreut të uniformave blu. Proda u zgjodh i pari mes 15 kandidatëve të cilët aspiruan për të drejtuar organizatën policore.

Klan News