Mjeket: Është rritur numri i të prekurve tek kjo grupmoshë

Shqipëria po shënon shifra të larta të të infektuarve në të gjitha moshat. Por, mjekët e familjes, kanë vënë re një shtim të rasteve me Covid tek moshat e reja.

“Javë e fundit të muajit janar kemi një shtim të numrit të rasteve dhe kryesisht tek moshat e reja nga, ndryshe nga sa ishin prekur me parë”.

Sipas ekspertëve edhe të rinjtë nuk po e kalojnë me shenja të lehta klinike.

“Fillon me një temp në ditën e parë, të vjella, kollë të fortë. Ka pasur raste që kanë nevojë edhe medikamente”.

Sipas mjekëve nga testimet e kryera për Covid, 50% e zënë testet e shpejta dhe gjysma tjetër ato me tampon. Prej 10 muajsh pandemi, kryeqyteti mban numrin më të larta të të prekurve. Aktualisht në Tiranë janë afro 17 mijë raste pozitiv Covid.

Tv Klan