Partia Demokratike ka denoncuar sot si fushatë elektorale të pandershme, vizitat dhe përurimet e ditëve të fundit të Kryeministrit Meta. Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike Edi Paloka, me inagurimet e tij Meta po ia kalon dhe paraardhësve dhe pushtetarëve të tjerë të cilët 1 vit më parë inaguruan 3 herë një shkollë 8-vjeçare. Kjo fushatë qesharake e kryeministrit tha Paloka, tregon qartë nga Nano tek Meta se krerët socialistë nuk ndryshojnë aspak.

Në vitin 1997 vijoji ai, Nano u premtoi shqiptarëve kthimin 100% të parave të lëna në fajde, 200 mijë vende pune, vendosjen e rendit e të tjerë dhe asgjë nuk realizoi. Partia Demokratike duke denoncuar këto qëndrime fyese sipas saj dhe qeveritarëve shpreh bindjen se shumë shpejt shqiptarët do të dinë t’u japin përgjigjen e merituar këtyre pushtetarëve që grabisin njerëzit duke i trajtuar si indianët e Amerikës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego