Lajme Arkiva 2003

Ndërkohë që rruga “Bajram Curri” është kthyer në një nga pikat më të diskutuar në komisionin anti-Rama, vetë kryetari i bashkisë ka shkuar për të inspektuar punimet në terren, rruga “Bajram Curri” 800 metra e gjatë, është tashmë në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të saj e cila po kryhet nga ndërmarrja e Bashkisë së Tiranës.

Me fondet e akorduara nga Banka Botërore deri tani është realizuar riparimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, nënshtresat rrugore dhe është përfunduar pothuajse i gjithë asfaltimi.

Edi Rama: Jemi në fund të mbylljes së një segmenti shumë të rëndësishëm të periferisë i cili i garanton gjithë kësaj zone një komunikim normal dhe nga ana tjetër sjell një tjetër shembull se edhe të dielën ndërkohë që disa lozin e kuvendojnë banda e bashkisë vazhdon punën për rindërtimin e Tiranës. Në fazën përfundimtare pritet të bëhet ndriçimi dhe gjelbërimi i rrugës./tvklan.al