Edi Rama ka nisur prezantimin e kandidatëve për kryetar minibashkisë, pasdite Rama ka zhvilluar një takim elektoral në Laprakë në njësinë bashkiake numër  11 ku kandidon Astrit  Berberi.

Unë kërkoj votat tuaja, që në tre vitet e ardhshme të vazhdoj punën për të mbyllur gropat që hapën kundërshtarët e mi”, tha Rama.

Edi Rama: Unë jam shumë i lumtur që këta zotërinj morën përsipër që të paktën gjatë fushatës të ecin në rrugët me gropa, morën përsipër që të paktën gjatë fushatës të kthejnë sytë dhe këmbët nga periferia të cilën thonë dhe kanë thënë gjithmonë se e duan shumë, por e kanë lënë në një mjerim të jashtëzakonshëm.

Pas mitingut Rama ka zhvilluar një miting debat me banorët e Laprakës për të diskutuar mbi problemet që i shqetësojnë. Ndërsa gjatë paradites Rama ka zhvilluar takime me banorët e bregut të lumit zonë kjo që përfshihet në njësinë bashkiake numër 11. Rama ka inauguruar edhe kompleksin sportiv të ndërtuar pranë shkollës së re të kësaj lagjeje ku ka gjetur rasti të zhvillojë edhe një ndeshje futbolli me fëmijët.

Edi Rama: Sot erdhëm ti dorëzojmë fëmijëve dhe komunitetit të prindërve të kësaj shkolle një investim të bashkisë së Tiranës. Ky është një investim mu në zemër të periferisë dhe ky është një model modest dhe i vogël se si do të jenë shkollat e Tiranës nëse Bashkia e Tiranë do ti marrë ato në administrim./tvklan.al