Titujt kryesorë, 03 Prill ora 19:30

Sheshi Skënderbej, Ministria e Mjedisit vendos bllokimin e punimeve

Ministria e Mjedisit ka vendosur pezullimin e punimeve në sheshin Skënderbej, pasi Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit konstatoi se projekti nuk ka leje mjedisore. Ndërsa Ministria e Kulturës thotë se punimet po kryhen pa bazë ligjore. Reagon Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës.

Bashkia devijon projektin e Lanës, banorët në protestë

Dhjetëra familje kanë protestuar sot ndaj një projekti të Bashkisë së Tiranës për të rehabilituar lumin e Lanës pranë Unazës së Re, për shkak se projekti ëshët ndryshuar dhe u cënon atyre shtëpitë. Pas ankesave minibashkia numër 6 urdhëron pezullimin e punimeve.  

FMN: Këtë vit ekonomia botërore rritet me 3.9 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar rrit parashikimet për pritshmërinë e ekonomisë botërore. Sipas tij, rritja ekonomike do të jetë me 3.9 përqind këtë vit dhe rol thelbësor do të luajnë vendet në zhvillim.

PDSH: Federalizimi, mbijetesa e vetme e Maqedonisë

Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni kërkon federalizimin e shtetit fqinj, si mënyrën e vetme për mbijetesën e tij. Por kjo ide kundërshtohet nga BDI-ja e Ali Ahmetit, pjesë e koalicionit qeveritar.  

“Njerëz të humbur” bashkon një familje të ndarë prej 50 vjetësh

“Njërëz të humbur” ka mundësuar në maratonën e mbrëmjes së shkuar vendosjen e lidhjeve mes një familjeje të ndarë prej 50 vjetësh dhe ka vijuar kërkimet për personat që nuk kanë kontakt prej kohësh me të afërmit e tyre.

Skënderbeu, supriza e fazës së dytë të Superligës

Ekipi i Skënderbeut është supriza e fazës së dytë të Superligës. Në ndeshjen e djeshme me Kastriotin, korrcarët arritën fitoren e gjashtë rradhazi, duke u larguar ndjeshëm nga zona e rrezikut të rënies nga kategoria.  

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 03 Prill 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi