Titujt kryesorë, 05 Janar ora 19:30

Ndalen rreshjet, por ngricat mbajnë të bllokuar veriun

Mjaft komuna të veriut të vendit mbeten të bllokuara si pasojë e rreshjeve të dëborës dhe ngricave. Por rrugët kombëtare janë të gjitha të kalueshme. Nis shpërndarja e ndihmave në veri, ndërsa OSSH garanton furnizimin me energji elektrike.  

Mitrovicë, Pajaziti: Eulex mund të vendosë kontrollin

Prishtina zyrtare deklaron se Eulex do të mund ta vendosë nën kontroll gjendjen në Mitrovicë pas incidenteve të ndodhura javën e kaluar. Reagon edhe politika shqiptare. Tadiç letër OKB-së.

Legalizimet për në Greqi, tani përmes Postës Shqiptare

Marrin fund pritjet e gjata për legalizimet e dokumentave në ambasadën greke. Tashmë ky proces do të kryhet në të gjithë territorin përmes shërbimeve të Postës Shqiptare.

Britanikja Times zbulon skandalin me armët izraelite

Britanikja Times zbulon një skandal të përdorimit të armëve nga  Izraeli, duke siguruar fakte për përdorimin e predhave me fosfor të bardhë, të cilat ishin ndaluar prej vitit 1980. Ndërkohë Izreali përparon në Rripin e Gazës.

Spanjë, varrezat do të përdoren për energji diellore

Lufta kundër ngrohjes globale ka nje aleat të heshtur. Në një qytet të vogël të Spanjës, autoritetet kanë gjetur vendin më të pazakontë për të prodhuar energji alternative, në varreza.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 05 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço