Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 15 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 Gusht 2024

Policia: E pabazë, akuza e prokurorisë ndaj efektivit të Pogradecit. Respektoi detyrat e tij

Vënia nën hetim nga Prokuroria e një efektivi të patrullës për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec ka shkaktuar reagimin e policisë së shtetit që i hedh poshtë akuzat ndaj tij. Uniformat blu efektivi zbatoi me përpikëri detyrat e tij.

40 vatra zjarri në 24 orë, 14 janë aktive. Problematike situata në parkun e Prespës

20 vatra zjarri janë identifikuar në të gjithë vendin në 24 orët e fundit nga të cilat 14 mbeten ende aktive. Problematike situata vijon të mbetet në Parkun Kombëtar të Prespës ku po ndërhyhet edhe nga ajri me avionët e ardhur nga Rumania.

“Daily Express”: Shqipëria po investon në turizëm. Aeroport të ri në jug për të sjellë më afër bregdetin

Në mediat britanike po marrin vëmendje investimet e qeverisë shqiptare për rritjen e fluksit tw turistëve. Tabloidi “Daily Express” veçon projektin e Aeroportit të Vlorës sipas tij që do të sjellë turistët më afër plazheve të Rivierws sw jugut.

BSH: Ekonomia stabile, inflacioni në rënie. Ndikim pozitiv, rritja e pagave dhe ulja e papunësisë

Ulja e inflacionit muajt e fundit, rritja e pagave, dhe punësimi kanë ndikuar pozitivisht ne ekonomi. Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë që thotë se pavarësisht kësaj tabloje financiare, goditjet e jashtme te ekonomisë mbeten te konsiderueshme.

Osmani kundër Kurtit për hapjen e urës së Ibrit: Duhet koordinuar me partnerët ndërkombëtarë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani del kundër qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Ajo thotë se ky veprim duhet bërë në një moment të përshtatshëm dhe në koordinim me partnerët.

Sot bisedime për paqen në rripin e Gazës. Izraeli kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi nuk merr pjesë

Shpresat për një armëpushim në Rripin e Gazës tashmë varen tek bisedimet që nisin sot në Katar qe mund te zgjasin deri te premten. Izraeli kërkon lirimin e 33 pengjeve, ndërsa Hamasi refuzoi pjesëmarrjen, duke thënë se s’do të ketë bisedime pa tërheqjen e ushtrisë izraelite.