Titujt kryesorë, 07 Janar ora 19:30

Mitrovica, dëshmi nga tensionet në veri të Kosovës

Mitrovica ka kaluar sërish një mbrëmje të trazuar me një seri incidentesh. Kamera e Televizionit Klan ishte sot në këtë zonë dhe sjell një panoramë të plotë të zhvillimeve të atjeshme.

Qeveria, institut studimor për krimet e komunizmit

Qeveria miratoi ngritjen e një instituti studimor për krimet e sistemit komunist, një nisëm që pason miratimin nga parlamenti të ligjit të lustracionit.

Dëbora, makthi i dhjetëra komunave në veri të vendit

Ndonëse rreshjet e dëborës në veri të vendit kanë pushuar prej dy ditësh, dhjetëra fshatra të thella malore vijojnë të jenë të izoluara.

Vendimi, qeveria ndalon importin e naftës Diesel 2

Pas një kërkese të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qeveria ka vendosur të ndalojë importin e naftës D2, ndërsa përdorimi i saj do të ndalohet vitin e ardhshëm.  

 Greqi, “tërmet” në qeveri. Karamanlis shkarkon 9 ministra

Protestat masive në Greqi kanë detyruar Kryeministrin Kostas Karamanlis të riformatojë kabinetin e tij. Kreu i qeverisë së Greqisë ka shkarkuar sot plot 9 ministra.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 07 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço