Titujt kryesorë, 07 Shkurt ora 19:30

Lustracioni, Clinton vlerëson sigurinë e dhënë nga Berisha

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka vlerësuar sigurinë e dhënë nga Kryeministri Berisha se në zbatimin e ligjit për lustracionin nuk do të ketë gjueti shtrigash, por do të ndiqen procedura kushtetuese.

Berisha: Marrëdhëniet me administratën Obama, të shkëlqyera

Pas takimit me sekretaren Clinton, Kryeministri Berisha deklaroi për VOA se marrëdhëniet e Shqipërisë me administratën Obama janë të shkëlqyera dhe se do të njohin dimensione të tjera.

Statusi civil, rraca e feja, shkaktare të hipertensionit

Një studim i mjekëve specialistë të Qendrës Spitalore Nënë Tereza tregon se statusi civil, rraca, feja, ngjyra dhe puna kanë ndikim të ndjeshëm te sëmundja e hipertensionit arterial.

Gjirokastër, kapet studenti me 100 kg marijuanë

Një student i Fakultetit të Infermierisë në Gjirokastër është kapur me 100 kg marijuanë në kufi me Greqinë, teksa trafikonte drejt vendit. 3 persona të tjerë shpallen në kërkim.

“Njerëz të humbur” gjen kosovarin e zhdukur prej vitit ’99

Ka sjellë të tjera emocione emisioni i së premtës në Televizionin Klan, “Njerëz të humbur”, me gjetjen e një kosovari të zhdukur prej vitit ’99 dhe të një gruaje të humbur në rrethana misterioze 3 vite më parë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 07 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi