Titujt kryesorë 14 Nëntor 2009, ora 19 30

Berisha: Për kodin, negociatat vetëm me PS-në

Kryeministri Berisha deklaroi në një intervistë për Tv Klan në Bruksel, se mazhoranca është e kushtëzuar të negocjojë vetëm me partinë kryesore opozitare për kodin zgjedhor.

Ekonomia, Fullani rrëzon parashikimet e FMN-së

Sipas guvernatorit Fullani, rritja ekonomike e shqipërisë, do të tejkaloj parashikimet e FMN-së. Kryeministri Berisha thotë se vendi do të ndjejë pasojat e krizës, ndërsa ekonomia e vendeve të eurozonës hyn në recension.

Vritet i riu në mes të Durrësit, kapen autorët

Një i ri është vrarë në mesditë, në qendër te qytetit të Durrësit nga tre persona të arrestuar disa orë pas ngjarjes. Ndërsa në Greqi katër shqiptarë arrestohen për 11 vrasje.

Prishtina: Plani për EULEX cënon sovranitetin

Liderët e kosovës deklarojnë se plani prej 6 pikësh i kreut të OKB-së për shtrirjen e misionit të eulex-it është i papranueshëm, pasi cënon sovranitetin re republikës.

Zbulohen 4 planete jashtë sistemit tonë diellor

Disa shkencëtar në Kaliforni, kanë zbuluar katër planete të tjerë jashtë sistemit tonë diellor, përmasat e të cilëve janë dhjetë herë më të mëdha se sa Jupiteri.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 14 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço