Në fjalën e mbajtur në protestën e pasdites se sotme, kryedemokrati Sali Berisha komentoi dhe mbledhjen e qeverisë së mbajtur në Dajt, duke theksuar se Rama nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër.
“Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht Edi Ramës, se nuk ka integrim me narkoshtetin që ke ndërtuar. Nuk ka integrim me dhunimin e votës së shqiptarëve. Nuk ka integrim kurrë me burgosjet politike”, tha Berisha.
Sakaq Berisha njoftoi dhe mbajtjen e një protestë të hënën përpara parlamentit.
Tv Klan