Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo
Headlines 3 Shtator 2024
PS: Gati të ulim tensionet në Parlament, mendim “Venecias” nëse “GJK” mund të diktojë votën e deputetëve
Në të parën intervistë si kryetar i grupit parlamentar, Niko Peleshi thotë për Tv Klan se mazhoranca është e gatshme të ulë tensionet me opozitën. Por ai sqaron se pas votimit për mandatin e Olta Xhaçkës, do t’i merret mendim Komisionit të Venecias nëse Gjykata Kushtetuese mund të diktojë votën e deputetëve.

Pasagjerët nga ajri, Shqipëria e para edhe në Korrik/ Rama ironizon kritikët: Pasqyrë e “boshatisjes” së vendit
Shqipëria renditet sërish e para për fluksin e pasagjerëve nga ajri, me një rritje 200 për qind gjatë muajit korrik. Kryeministri Rama ironizon kritikët, ndërsa Eurostat thotë se Shqipëria pati rritjen më të ulët të çmimeve të paketave turistike.

2 të plagosur në atentatin në Tiranë. Autorët hapën zjarr nga makina drejt një lokali. Mister motivet
2 persona u plagosën me armë mesditën e sotme teksa qëndronin në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Autorët hapën zjarr nga një makinë në lëvizje të cilën e braktisën të djegur në Kamëz. Mister motivet e ngjarjes.

Lëndët toksike, prokuroria nis marrjen në pyetje këtë javë. Ekspertim materialeve të kompanive në Shqipëri
Prokuroria e Durrësit nis këtë javë marrjen në pyetje të personave dhe zyrtarëve që kanë lidhje me çështjen e importit të mbetjeve që dyshohet se kanë përmbajtje toksike dhe do të çojë për ekspertizë disa mostra, në një laborator jashtë vendit.

Serbët në Kosovë nisin protestat me 6 Shtator. Bllokojnë të gjitha pikat kufitare
Serbët e veriut të Kosovës paralajmërojnë nisjen e protestave më 6 shtator dhe bllokimin e të gjitha pikave të kalimit kufitar derisa policia e Kosovës të largohet nga veriu dhe serbët të kthehen nëpër institucionet vendore.

51 të vrarë dhe 235 të plagosur nga një sulm vrastar me raketa ruse në Ukrainë
Të paktën 51 të vrarë dhe mbi 235 të plagosur është bilanci i një sulmi me raketa balistike nga ushtria ruse në Ukrainë. Në shënjestër ishin një shkollë ushtarake dhe një spital. Ekipet e emergjencës po kërkojnë ende per te mbijetuar nën rrënoja.

Prezantohet fanellat e reja të Kombëtares. Do të përdoren në sfidat e ligës së Kombeve
U prezantuan sot fanellat e reja të Kombëtares Shqiptare që do të përdoren këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ato janë prodhuar 100% nga material i ricikluar dhe përfaqësojnë lidhjen mes historisë dhe kulturës e traditës shqiptare.

/tvklan.al