Titujt kryesorë 14 Qershor 2010, ora 19:30

BE: Shpejt vendimi për heqjen e vizave me Shqipërinë

Ministrat e Jashtëm të BE-së thanë sot në Luksemburg se Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Europian do të shqyrtojnë menjëeherë raportin e Komisionit Europian për vizat, në mënyrë që të mos humbet kohë në realizimin e këtij procesi.

Berisha: Taksat e tepërta të bashkisë, t’i kthehen biznesit të vogël

Në mbledhjen e përjavshme me grupin e deputetëve, kryeministri Berisha paralajmëroi masa nga ana e qeverisë, me anën e të cilave taksat e tepërta që aplikohen nga Bashkia e Tiranës do t’i kthehen me ligj biznesit të vogël.

Greva e urisë, PS i paguan amerikanëve 100 mijë $ për kutitë

PS ka paguar 100 mijë Dollarë për një kompani amerikane, e cila mori përsipër t’i bënte lobing grevës së urisë. Por kjo parti nuk ka bërë transparencën e faktit sesi janë paguar paratë, në kesh apo bankë, si dhe nëse pagesa është kryer nga bashkia apo persona të veçantë.

Botërori 2010, Holanda e Japonia startojnë me fitore

Holanda ka fituar 2-0 në ndeshjen  e parë në grup, duke regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Futbollit. Ka zhgënjyer Kameruni, i cili është mposhtur nga Japonia, ndërsa në mbrëmje Italia debuton para Paraguajt.

Statistikat: 10% më shumë turistë në Shqipëri për vitin 2010

Sipas statistikave, numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në këtë fillim të sezonit veror është 10% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Por ekspertët parashikojnë se në muajt në vazhdim fluksi i turistëve në vend do të rritet edhe më shumë.

Tritoli brenda televizorit, pranga autorit të masakrës në Sauk

Shpërthimi i djeshëm në Sauk, si pasojë e të cilit vdiqën dy persona dhe u plagosën 3 të tjerë, ka qenë një atentat me telekomandë ndaj viktimave në shenjë hakmarrje ndaj një vrasje të kryer nga njëri prej tyre 8 vjet më parë.

Dhurimi i gjakut, grafik për institucionet shtetërore

Shqipëria ka një nivel mjaft të ulët sa i takon dhurimit vullnetar të gjakut. Për të rregulluar këto raporte, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar një grafik për punonjësit e institucioneve shtetërore që të kontribuojnë për bankën e gjakut.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 14 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço