Titujt kryesorë 18 Nëntor 2009, ora 19 30

Meta del nga greva, kodi mbrrin në parlament

Pas 8 ditësh deputetët grevistë kanë dalë nga greva e urisë, nderkohë që në kuvend, pritet të votohet kodi zgjedhor. Ilir Meta leshon akuza të ashpra ndaj dy partive kryesore në vend.

Teliti fiton betejën me prokurorinë, ndalohen hetimet

Prokuroria ka humbur një betejë me të akuzuarit për abuzime në tendera të rrugës Durrës-Kukës. Gjykata vendosi që të mos vijojë me hetimet ndaj Telitit dhe Tomës.

Berisha: Shqipëria projekte për energjinë nukleare

Shqipëria ka në projekte edhe përdorimin e energjisë bërthamore si alternativë për shmangjen e krizës energjitike. Vendet e rajonit bien dakort për një treg unik të energjisë.

Dëbora e parë në Korçë, ftohet moti në gjithë vendin

Korça ka gdhirë sot e veshur me të bardha, duke shënuar kështu ardhjen e dimrit. Ndërkohë që temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjithë vendin.

Italia, politika të reja mbështetëse për emigrantët

Italia po mendon që të aplikojë për politika mbështetëse për emigrantët, në mënyrë që të shmang valë të reja klandestinësh në brigjet e këtij vendi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 18 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço