Titujt kryesorë 23 Shkurt 2010, ora 19:30

PS drejt Kuvendit, socialistët europianë: Për kutitë të flasë Venecia

Edhe socialistët europianë, përmes nënkryetarit të grupit të tyre parlamentar Hannes Swoboda, i kërkojnë PS të hyjë në Kuvend dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për hapjen e kutive. Swoboda propozon që Komisionit të Venecias kërkesa t’i niset nga Këshilli i Europës.

KiE: PS të kthehet në Kuvend, hetim i zgjedhjeve sipas Kushtetutës

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të KiE i bëri thirrje PS që të hyjë menjëherë në Kuvend dhe të kryesojë komisionin hetimor për zgjedhjet, brenda kuadrit kushtetues të vendit, duke thënë në mënyrë të prerë se kjo mjafton për t’u rikthyer njëherë e mirë në parlament.

Fier-Lezhë, dëmtohen dhjetëra shtëpi e hektarë tokë nga rreshjet

Rreshjet e shiut kanë krijuar një situatë problematike të rrëshqitjes së dheut në Fier dhe Lezhë, ku disa dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë e mbjellë janë dëmtuar rëndë.

SHBA, arrestohet pediatri që abuzoi seksualisht me 471 fëmijë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një histori skandali, me protagonist një mjek pediatër që akuzohet se ka abuzuar seksualisht apo dhunuar 471 fëmijë. Sipas avokatit, mjeku kishte probleme mendore.

Xhaferri, padi penale ndaj ushtruesve të dhunës në sport

Ministri Xhaferri paditi sot penalisht një pjestar të stafit të ekipit të Gramozit që rrahu arbitrin në ndeshjen me Vllazninë. Sipas tij, po përgatitet një ligj që ndëshkon njerëzit me pushtet, që shpesh herë bëhen protagonistë apo nxitës të dhunës në fushën e blertë.

Champions League, sonte ndeshjet në TV Klan dhe Supersport

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të Champions League me Barcelonën, Interin apo Chelsean. Këto ndeshje do të transmetohen drejpërdrejtë në Tv Klan dhe paketën Supersport.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Shkurt 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço