Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Një 23-vjeçar me iniciale A.Zh., banues në Tiranë ka goditur për shkak të detyrës infermierin pranë këtij spitali.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar 23-vjeçarin për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al