Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, në konferencë për shtyp, deklaroi se ekipi i tij luan vetëm për fitore ndaj Elbasanit.

Sipas tij, do të jetë një ndeshje e bukur, për shkak se terreni i stadiumit “Elbasan Arena”, ta lejon diçka të tillë.

Ndër të tjera, Tetova deklaroi se nuk i druhet Elbasanit, pavarësisht organikës që ka në përbërje.

“Çdo stërvitje gjatë javës ka qenë e mirë, çdo gjë është gati për ndeshjen. Me Elbasanin është një ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e fortë. Egnatia shkon për tri pikë në Elbasan. Me atë që ka treguar kundërshtari, është një skuadër shumë e organizuar, por ne do të vazhdojmë me objektivat që kemi. Terreni ku do luajmë është shumë i mirë, të lejon të tregosh atë që dëshiron, mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur.

Nuk i druhem Elbasanit. Me organikën që ka, të jep përshtypjen e një ekipi që pretendon, por unë jam i fokusuar te skuadra ime.”, u shpreh Tetova.

Ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias, është planifikuar të luhet ditën e diel, në orën 20:00. /tvklan.al