Eduard Shalsi: “Kërkesës së përsëritur të këtyre banorëve ne u jemi përgjigjur duke përfshirë me buxhetin e vitit 2009 dhe projektimin dhe fillimin e investimit të ndërtimit të këtij kanalizimi jetik, por Sali Berisha dhe Ilir Meta e rrëzuan këtë buxhet që do të zgjidhte edhe këtë hall të këtyre banorëve sepse për ta hallet e banorëve iu interesojnë vetëm për të bërë politikë dhe për të sulmuar kundërshtarin. Politika e vjetër e Sali Berishës dhe Ilir Metës duhet të marri fund në mënyrë që të marrin fund dhe hallet e shumë e shumë shqiptarëve”./tvklan.al