Egnatia – Teuta është ndeshja që do të hapë javën e 6 të kampionatit shqiptar të futbollit. Janë përballë ekipi kampion me klubin që është ngjitur për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë Edi Martini nuk e sheh ndeshje të lehtë.

Një përballje e veçantë do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Laçit. Është thuajse një derbi. Krutanët shkojnë të motivuar pasi e morën fitoren e parë të sezonit ndërsa Laçi ende  nuk po e gjen rrugën e suksesit.

Në ndeshjet e tjera të javës Kukësi përballet me Vllazninë, Skënderbeu me Dinamon ndërsa të hënën luhet derbi Tirana – Partizani.

Tv Klan