Cristiano Ronaldo nuk zhgënjen edhe në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve duke vendosur fitoren 2-1 të Portugalisë me Skocinë. Kapiteni luzitanëve hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi në të 88’.

Portugalia shkoi në pushim më disavantazh, pasi Skocia kishte realizuar që në minutën e shtatë. Portugalia kryeson Grupin A1 me pikë të plota. Në sfidën tjetër Kroacia mundi 1-0 Poloninë. Ndeshja u vendos nga një tjetër veteran, Luka Modriç. Goditja e standarde e 39-vjeçarit zuri në befasi portierin kundërshtar.

Spanja kampione e Europës në fuqi mundi 4-1 Zvicrën. Iberikët triumfuan edhe pse mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 20’ për shkak të një kartoni të kuq Le Normand. Nga ana tjetër zviceranët nuk kanë arritën të merrnin asnjë pikë në 2 ndeshjet e para. Grupi A4 udhëhiqet nga Danimarka me 6 pikë, falë fitores 2 – 0 me Serbinë.

Tv Klan