Lajme Arkiva 2003

Moda është një nga tendencat më të reja që janë pushtuar realitetin e brishtë shqiptar dhe kjo ka bërë që ambasada italianë në bashkëpunime Institutin Italian të Kulturës të sjellin në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë sa të veçantë aq edhe frymëzuese.

60 veshjet e modës së lartë italiane, të realizuara nga stilistët më në zë të këtij vendi që nga vitet ‘50 e deri së fundmi janë prezantuar përpara publikut shqiptar.

Krijime që kanë bërë histori në botën e modës. Veshje që janë realizuar vetëm një herë dhe janë veshur nga emra të mëdhenjtë të spektaklit italian dhe atij botëror. Këto janë pikërisht ato që janë shfaqur për publikun, të veshura mbi trupat e modeleve nën ritmet e një bande muzikore ushtarake.

Ato janë prezantuar gjithashtu edhe të veshura mbi manekinët e fiksuara mbi celuloid. Ekspozita “Vestire Italiane” nga rrobaqepësia italiane të produkti industrial është hapur me rastin e përfundimit të presidencës 6 mujore të Italisë në Bashkimin Evropian.

Ajo përmban edhe veshje të aktoreve të njohura italiane që nga Sofia Loren, Gina Lolo Bridget si dhe personalitete të tjera botërore si Naumi Kambell etj. Ato mbjnë firmën e artistëve të mëdhenj si Versaçe, Valentino, Armani, Fere, Albini etj. Ekspozita do të shërbejë si pikënisje për një sfilatë të mirëfilltë mode e cila do të mbahet në qershor të vitit të ardhshëm./tvklan.al