Në këtë ekspozitë shfaqen vepra arti në një hapësirë digjitale

“Hermitage”, muzeu i famshëm rus, ka hapur ekspozitën e tij të parë krejtësisht virtuale. Aty u shfaqën vepra arti NFT në një hapësirë digjitale, ku mënyra e vetme për t’i shijuar ato ishte përmes internetit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në shfaqje u prezantuan veprat e artit NFT, ndryshe njësitë unike digjitale që mbushën botën e artit të këtij viti. Kuratori Dimitri Ozerkov ka pohuar se donte që ekspozita të tregonte historinë e kësaj manie të re.

Ekspozita i lejon përdoruesit të krijojnë imazhe digjitale dhe të eksplorojnë faqen virtuale duke përdorur kompjuterë, telefona inteligjentë, syze të realitetit virtual dhe pajisje të tjera. Edhe pse hapësira është vetëm në internet, ajo i ka rrënjët në realitet.

Kështu, programuesit kanë rikujtuar brendësinë e monumentit lokal të Stock Exchange-it të Shën Petersburgut si një sfond për artin digjital.

Klan News