Art bashkëkohor dhe qytetërim antik

Në piramidat e Gizës në Egjipt po mbahet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare e titulluar “Përgjithmonë është tani”. Organizatorët shprehen ky është eventi i parë dhe më i madh i artit bashkëkohor përgjatë 4500 viteve në piramidat egjiptiane.

Kjo ekspozitë synon të pasqyrojë ndikimin e thellë dhe global të Egjiptit të lashtë si dhe bazohet në përfshirjen e praktikave kulturore bashkëkohore, të cilat praktikohen si nga artistë bashkëkohorë egjiptianë ashtu edhe ndërkombëtarë.

Organizatorët thanë se kjo ekspozitë është një dialog mes artistit bashkëkohor dhe qytetërimit antik, sepse përfshin vepra të frymëzuara dhe të ndërthurura me qytetërimin e lashtë egjiptian. Në ekspozitë marrin pjesë dhjetë nga artistët bashkëkohorë më të shquar dhe më të njohur në botë. Ekspozita e cila ka marrë vëmendjen e gjithë botës, do të qëndrojë e hapur deri më 9 nëntor.

Tv Klan