Arben Lamçja, i arrestuar në Kosovë gjatë javëve të fundit për llogari të autoriteteve shqiptare, është ekstraduar në Shqipëri.

Lamçja, i konsideruar si pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan, ka masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Posaçme.

Ai u shpall në kërkim pas operacionit “Plumbi i Artë 2” të SPAK dhe akuzohet Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Arben Lamçja akuzohet se ka siguruar kushte/mjete, me qëllim vrasjen e shtetasit N. M., për llogari të shtetasit F. G. alias F. C.. Gjithashtu, dyshohet se për llogari të të njëjtit shtetas, 50-vjeçari ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.

/tvklan.al