Përveç lëvizjeve në merkato, drejtuesit e Juventusit punojnë edhe për rinovimet. Klubi bardhezi, ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin Weston McKennie.

Futbollisti amerikan, ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në verën e vitit 2026. Palët kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin për dy sezonet e ardhshme.

Lojtari 25-vjeçar është pjesë e “Zonjës së Vjetër”, nga viti 2020 kur u bashkua nga gjermanët e Schalke 04.

Gjatë kësaj kohe, McKennie numëron 134 ndeshje me fanellën bardhezi, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asiste.

Mesfushori kishte është një vit kontratë, por drejtuesit nxituan për të rinovuar, në mënyrë që të mos e humbasin falas verën e ardhshme. /tvklan.al