Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Polemika mes institucionit të prefektit dhe zyrës rajonale të punësimit në Elbasan. Një kontroll i inspektorëve të prefekturës në këtë zyrë rajonale ka konstatuar parregullsi dhe devijim të fondeve që do të përdoreshin për uljen e punësimit në këtë rreth.

Specialistët e prefekturës janë ndalur në 6 subjekte private që kanë përfituar fonde për këtë qëllim, por ka reaguar menjëherë kreu i zyrës rajonale të punësimit Naim Likrama. Sipas tij, kontrolli i kryer është tendencioz dhe bëhet për qëllime politike, pasi ai është kryetari i PSD në këtë rreth.

Naim Likrama: “Unë e respektojë shumë institucionin e prefektit, por me njerëz të tillë, me kontrollor të tillë që shërbejnë vetëm për klan, jo për të zbardhur punën dhe për të përmirësuar punën duhet që ai të ndalojë inspektorët, të gjejë të vërtetën dhe t’i vejë ato para përgjegjësisë.”/tvklan.al